Flash

Arrestohet në Durrës i dënuari për përdhunim, pritet ekstradimi në Durrës (Emri)

Lapsi.al 7 April 2023
Arrestohet në Durrës i dënuari për përdhunim, pritet

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Policia thekson se shtetasi Afrim Gjergji rezulton i dënuar me 11 vjet burg në Itali për dy vepra penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhunë në familje”. Pas kryerjes së procedurave, durrsaku do të ekstradohet drejt Italisë, aty ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga drejtësia e vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i koduar “Pordenone”, kapet në kohë rekord një shtetas, disa orë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP Durrës.

Lokalizohet dhe kapet në Durrës, disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma, dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 46-vjeçari i dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI