Flash

Flasin mjekët: Çfarë po ndodh me Silvio Berluskonin

Lapsi.al 6 April 2023
Flasin mjekët: Çfarë po ndodh me Silvio Berluskonin

Silvio Berlusconi mbetet i shtruar në spital që nga e mërkura në San Raffaele të Milanos. Situata është komplekse, por e qëndrueshme. Drejtuesi i Forza Italia mbetet i vetëdijshëm, i shtruar në terapi intensive për të mbajtur oksigjenimin e duhur të gjakut.

“Berlusconi vuan prej disa kohësh nga leuçemia mielomonocitare kronike dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive për trajtimin e një infeksioni pulmonar”, - thuhet në buletinin mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore, të firmosur nga profesorët Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri. Mëngjesin e sotëm kreu i Forza Italia ka marrë në telefon drejtuesit e partisë, i përshëndeti me përzemërsi dhe u tha: “Vendi ka nevojë për ne”.

"Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim. Ne kemi besim" - tha vëllai i tij Paolo, i cili foli me gazetarët teksa po dilte nga spitali San Raffaele. “Silvio po pushon”, shtoi ai.

“Ai është një luan”, - tha Pier Silvio Berlusconi, djali i dytë i liderit të Forza Italia, duke buzëqeshur para gazetarëve përpara se të largohej nga spitali. Në spital mbërritën edhe vajza e madhe Marina dhe djali i vogël Luigi për të vizituar të atin.

"Silvio Berlusconi ndodhet aktualisht i shtruar në terapi intensive për trajtimin e një infeksioni pulmonar. Ngjarja infektive është pjesë e një gjendjeje hematologjike kronike nga e cila vuan prej disa kohësh” thuhet në buletinin mjekësor të firmosur nga Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri.

Një deklaratë e lëshuar nga Forza Italia thotë: "Berlusconi telefonoi koordinatorin kombëtar Antonio Tajani. Foli me drejtuesin e grupit në parlament, Paolo Barelli, me nënkryetarin e Dhomës dëgjoi krerët dhe drejtuesit e tjerë të partisë. Ai i përshëndeti me përzemërsi dhe rekomandoi angazhimin maksimal në parlament, në qeveri dhe në Forza Italia sepse 'vendi ka nevojë për ne!' Të gjithë e siguruan se nuk do të mungojnë të jenë më të vëmendshëm, besnikë dhe të pranishëm në ndjekjen e udhëzimeve të tij, duke pritur që ai të shërohet së shpejti dhe të kthehet në luftëtarin e tij të zakonshëm” – thotë deklarata.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha gjithashtu se ajo e Berlusconit ishte një “natë e qetë”. “Kam folur me profesor Zangrillo sot në mëngjes. Ai ka kaluar një natë të qetë dhe kushtet e tij janë të qëndrueshme” – tha ai. “Duam të jemi optimistë, ai nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Tajani duke konfirmuar se lidershipi i tij në Forza Italia nuk është vënë asnjëherë në dyshim. "Ka vetëm një lider - tha ai - nuk ka rryma dhe shefa". ©LAPSI.al

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin ton9. Ministria e Shëndetësisë raporton se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë jetë të h...

20:06

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI