Flash

Elbasan/ Dy lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit, arrestohen administratorët

Lapsi.al 6 April 2023
Elbasan/ Dy lokale të përshtatura për organizimin e lojërave

Policia e Elbasanit ka evidentuar 2 lokale të përshtatura për organizmin e lojërave të fatit.

Si rezultat i këtij operacioni janë vënë në pranga administratorët e lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një klient, i cili u kap duke luajtur, në njërin nga lokalet.

Pas kontrolleve u sekuestruan 3 celularë dhe 1 kompjuter, që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bet”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në pranga edhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati, në njërin nga lokalet.

Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bet”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë sjellë reshje bore në Llogara. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në Ll...

09:45

Makina përplas dy të mitur në Elbasan

Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë....

13:37

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI