Flash

Ukraina ftohet në një takim të NATO-s, Hungaria kundër

Lapsi.al 5 April 2023
Ukraina ftohet në një takim të NATO-s, Hungaria kundër

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto tha të mërkurën se vendimi për të ftuar Ukrainën në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, “minon parimin e unitetit të aleancës”.

Komentet pasojnë një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën për të shënuar pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba ishte i pranishëm në takim, pavarësisht faktit se Ukraina nuk është aktualisht anëtare e NATO-s.

Hungaria vazhdimisht ka kundërshtuar përfshirjen e aleancës ushtarake në luftën mes ukrainasve dhe rusëve, raporton cnn.

Szijjarto tha se Hungaria shpreson se “askush nuk do të vërë në dyshim vlefshmërinë e vendimit të mëparshëm të aleancës që deklaronte se NATO nuk do të ishte palë në luftën që po zhvillohet në vendin tonë fqinj”.

“Gjithçka duhet bërë për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë deri më tani aleati më i afërt i Kremlinit brenda bllokut evropian. Pasi Putin urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën vitin e kaluar, Orban ngurroi që t’i vendos sanksione Rusisë.

Shefi i shtabit të Orbanit tha gjithashtu se Hungaria nuk do ta arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin nëse do ta vizitonte shtetin hungarez, pavarësisht se Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për të.

Të këshilluara

Lajm i fundit/ Arrestohet Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar pak minuta më parë. Ai sapo ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ndodhet në paraburgim...

19:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI