Flash

Publikohet traileri i "Barbie"

Lapsi.al 5 April 2023
Publikohet traileri i "Barbie"

Filmi i shumëpritur "Barbie" me Margot Robbie dhe Ryan Gosling publikoi një trailer të ri  si dhe disa postera në Twitter që shfaqin kastin. “Njihuni me Barbiet dhe Kenët tanë”, thuhet në një postim në Twitter nga llogaria zyrtare e filmit. Tweet-i tregon Margot Robbie, Kate McKinnon, Nicola Coughlan, Alexandra Shipp, Ritu Arya, Hari Nef dhe disa aktorë të tjerë në versione të ndryshme të Barbie.

Disa versione të Ken - të cilat luhen nga Ryan Gosling, Scott Evans, Simu Liu dhe Ncuti Gatwa - janë prezantuar gjithashtu në tweet. Michael Cera portretizon Allan, mikun e Kenit. Kasti përfshin gjithashtu personazhe njerëzorë si Will Ferrell si CEO i Mattel dhe madje edhe Helen Mirren si transmetuese e filmit.

Krahas posterave të personazheve, traileri tregon "Barbie" dhe Ken duke u larguar nga Barbieland për në botën reale.Në dhjetor 2022, filmi publikoi trailerin e tij të parë me Mirren duke treguar se si kukullat Barbie ndryshuan botën. Filmi i Gerwig, i cili u njoftua në prill 2014, e ka mbajtur të fshehtë skenën e filmit, por Gosling dhe Robbie i dhanë fansave një vështrim të vogël në veshjet e tyre vitin e kaluar, kur ata po xhironin në Venice Beach, Kaliforni./Lapsi.al

"Meet our Barbies and Kens," reads the tweet from the film's official account.

Të këshilluara

Konfirmohet rikthimi i 'Shrek'

CEO i Illumination Chris Meledandri ka zbuluar se ai dhe studiot Dreamworks po kërkojnë të rinisin ekskluzivitetin "Shrek" duke rikthyer aktorët origjinalë  për...

13:28

Gerard Pique sulmon Shakiran dhe fansat e saj

Gerard Pique ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të fansave të Shakiras për tradhëtinë e tij. Gjatë fundjavës, ish-ylli i futbollit u ul për një intervistë m...

13:00

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI