Flash

Nuk deklaroi paratë në kufi, procedohet 34-vjeçari në Kapshticë, sekuestrohen mbi 41 mijë euro

Lapsi.al 5 April 2023
Nuk deklaroi paratë në kufi, procedohet 34-vjeçari në

Është proceduar penalisht 34-vjeçari K.H., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Kapshticë/Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Makina përplas dy të mitur në Elbasan

Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë....

13:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI