Flash

Vràsja e Pjerin Xhuvanit, dështon sërish seanca për Paplekajn

Lapsi.al 4 April 2023
Vràsja e Pjerin Xhuvanit, dështon sërish seanca për

Ka dështuar sërish seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar si autor i vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani.

Ndërkohë në këtë seancë sikurse ishte njoftuar pritej të ishin të pranishëm edhe 10 dëshmitarë të tjerë të cilët do jepnin detaje të hollësishme lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen ” 5 Maji “të Elbasanit në 21 Prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Ndërkohë në seancën e fundit Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e krimit .

Por sikurse ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme dëshmitarët e thirrur për tu paraqitur në seancën e kësaj të marte kanë munguar , ndërsa njëri prej tyre kishte paraqitur raport mjekësor, ndërsa për të tjerët Gjykata e Elbasanit nuk ka pasur asnjë lloj informacioni .

Sakaq seanca e radhës është lajmëruar të mbahet më datë 11 prill, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që munguan në seancën e kësaj të marte të thirren për tu paraqitur për të dëshmuar dhe për këtë do të kërkohet ndihma e policisë për ti shoqëruar për në sallën e gjyqit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI