Flash

Policia bastis selinë e grupimit të Partive Popullore Europiane në Bruksel

Lapsi.al 4 April 2023
Policia bastis selinë e grupimit të Partive Popullore Europiane

Policia belge dhe gjermane bastisën selinë në Bruksel të Partisë Popullore Konservatore Evropiane, grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur vetë EPP përmes një deklarate.

Kërkimi i policisë “është i lidhur me një hetim në vazhdim në Turingia, Gjermani”, thuhet në deklaratë.

“Partia po bashkëpunon me autoritetet e përfshira për transparencë të plotë, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës”, thuhej në njoftim.

Gazeta gjermane Mitteldeutscher Rundfunk raportoi se bastisja lidhet me Mario Voigt, liderin e Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë të Gjermanisë, në grupin parlamentar të shtetit të Turingisë dhe përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore të EPP-së 2019.

Ligjvënësi vendas i CDU-së u rekrutua për të mbështetur fushatën dixhitale të EPP-së në vitin 2019. Sipas raportimeve, grupi më pas i dha një kontratë një agjencie interneti me bazë në shtetin e origjinës së Voigt-it në Thuringia, nga e cila ai dyshohet se ka marrë para më vonë.

Voigt ka qenë nën hetim nga oficerët gjermanë kundër korrupsionit që nga shtatori 2022, me dyshimin për ryshfet në marrëdhënie biznesi.

Një zyrtar i PPE tha se kjo është një “çështje midis një kontraktori që ka punuar për EPP gjatë fushatës së 2019 dhe një prej nënkontraktorëve të tij në Gjermani”.

Dega e CDU e Parlamentit Turingian nuk pranoi të komentojë mbi hetimin. Ndërkohë zyra e zonës zgjedhore të Voigt nuk ishte e disponueshme për koment.

Kujtojmë se ky është një grupim i partive të qendrës së djathtë, ku bën pjesë edhe PD.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI