Flash

Ish-kolegu i Georgina Rodriguez: Është shumë arrogante

Lapsi.al 4 April 2023
Ish-kolegu i Georgina Rodriguez: Është shumë arrogante

Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj  në Netflix 'I Am Georgina'. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar më herët se futbollistin e ka takuar për herë të parë në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit.

Por tani, përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georgina, të cilën  e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon. “Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm”, tha Bone. “Ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve."

“Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para, gjithmonë e kishte këtë  arrogance dhe superioriteti. Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid."

Deklaratat e Pablo shkojnë shumë më tej, pasi ai tregon se Rodriguez ishte tashmë ambicioze dhe kishte në mendje të martohej me një milioner. “Siç e dinë të gjithë, sepse Georgina e ka thënë kështu, kur u takuan Ronaldo po hynte në dyqanin Gucci me disa miq dhe djalin e tij dhe ajo sapo dilte nga dera, por nuk ishte kështu”, pohoi ai. “Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, ne të gjithë u kthyem për ta parë, sepse ai është një burrë super i gjatë dhe këta lloj klientësh takohen vetëm nga menaxherët e dyqaneve”./Lapsi.al

Të këshilluara

Gerard Pique sulmon Shakiran dhe fansat e saj

Gerard Pique ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të fansave të Shakiras për tradhëtinë e tij. Gjatë fundjavës, ish-ylli i futbollit u ul për një intervistë m...

13:00

Lewis Capaldi mendon largimin nga muzika

Koncerti i këngëtarit skocez Lewis Capaldi në Frankfurt ka nxitur shqetësim për të gjithë fansat që e shoqëruan në kryeqytetin gjerman. Artisti u prek në mes...

15:07

Lista e fituesve të CMT Music Awards 2023

Së fundmi janë publikuar fituesit të CMT Music Awards 2023. Këtë vit, Lainey Wilson kryesoi akuzën me katër nominime, duke përfshirë Performancën e Vitit dhe...

14:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI