Flash

Firmat në Këshillin e Evropës. Çfarë pasojash ka nisma e Ramës

Lapsi.al 4 April 2023
Firmat në Këshillin e Evropës. Çfarë pasojash ka

Në ditën e fillimit të procesit në Gjykatën Speciale të Hagës, kundër katër ish komandantëve të UÇK-së kryeministri Rama, ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re që rrëzon atë të vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh. “I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, u shpreh Rama, në rrjetet sociale.

Po cili mund të jetë efekti i kësaj rezolute?

Versioni më i mirë

Nëse ka sukses, pra nëse mocioni për debat për të cilin mblodhi nënshkrimet Shqipëria arrin konsensus ai do të zhbëjë  rezolutën 1782 e cila ishte inicuar nga shefi i deputetëve rus, Kosachev e bazuar në raportin e deputetit zvicërran Dick Marty, ku flitet për krimet e pretenduara të kryera nga UÇK. Por që raporti i Martyt të zhvlerësohet duhet që mocioni shndërrohet në raport e pastaj raporti në një rezolutë të re.

Versioni më i keq

në këtë rast mocioni për debat për të cilin janë mbledhur firmat do të zhvillohej, palët do të kishin mundësi të mbronin luftën e UÇK para europarlamentarëve, por ama ai mund të mos votohej si raport dhe të shndërrohej në një rezolutë. Ky misioni nuk është aq i lehtë pasi  në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë të përfaqësuara 46 parlamente kombëtare, me 315 anëtarë nga parlamente të ndryshme.

Lexo me tej:

Analiza/ Përseja e kryqëzatës së Ramës në favor të Thaçit 

Të paktën 50+1% e tyre duhet të votojnë pro. Avantazhi është se tashmë Rusia është përjashtuar nga KiE. Por nëse Shqipëria nuk arrin të bindë shumicën e pjesmarrësve në fuqi mbetet rezoluta e raportit të shkruar nga Dick Marty.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI