Flash

FOTO/ Momentet e arrestimit të Donald Trump

Lapsi.al 4 April 2023
FOTO/ Momentet e arrestimit të Donald Trump

Donald Trump u bë këtë të martë ish-presidenti i parë amerikan që arrestohet për akuza penale. Ai ka dalë tashmë përpara Gjykatës Penale të Manhattanit për akuza penale që thuhet se kanë të bëjnë me pagesat e parave të bëra ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels në vitin 2016 që ajo të heshte për aferën seksuale që kishin pasur mes tyre.

Trump u largua nga shtëpia e tij në Trump Tower pak pas orës 13:00 me orën lokale. Ai ua bëri me dorë kamerave që e prisnin në hyrje.

Donald Trump leaves Trump Tower

Më pas ngriti një grusht, përpara se të hipte në makinën e tij.

Donald Trump leaves Trump Tower

U deshën vetëm disa minuta që autokolona e ish-presidentit të bënte 6.4 km me makinë nga shtëpia e tij në Kullën Trump deri në Gjykatën Penale të Manhatanit. Gjatë udhëtimit, ai shkroi në uebsajtin e tij të mediave sociale: "Duket kaq SUREALE. WOW, ata do të më ARRESTOJNË".

Donald Trump leaves Trump Tower

Trump doli fillimisht përpara një prokurori i cili e ka vënë në dijeni për akuzat. Në këto momente ai konsiderohet një person nën arrest.

Më pas ai u pa duke hyrë në sallën e gjyqit. 

Trump walks to courtroom

Për shkak të marrëveshjes që avokatët e tij kanë bërë me gjykatën ai ka dalë menjëherë para gjykatës e cila do të vendosë për masën e arrestit.

Close up image of Trump entering the courtroom

Ai është njohur për 34 akuza penale. Vetë Trump ka thënë para gjykatës se është i pafajshëm.

Me shumë mundësi Donald Trump do të gjykohet në gjendje të lirë. Mediat raportojnë se gjatë kësaj kohe atij nuk i janë vënë prangat dhe se nuk është e qartë nëse i janë marrë shenjat e gishtave siç ndodh me çdo të arrestuar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kush është Stormy Daniels, aktorja që ka futur Trump në telashe

 

Të këshilluara

Ndiqeni LIVE/ Donald Trump del para gjykatës

Këtë të martë në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut po ndodh një moment i pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, i ci...

20:46

Nis dëbora në Librazhd (VIDEO)

Dimri nuk ka plan të largohet këtë vit. Megjithëse në fillim prilli, ku duhet të dominonte koha me diell dhe era e ngrohtë pranverore, moti i keq me reshje dëbo...

19:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI