Flash

Dominim i vranësirave dhe intervale të shkurtra me kthjellime, moti për sot

Lapsi.al 4 April 2023
Dominim i vranësirave dhe intervale të shkurtra me kthjellime, moti

Shqipëria

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta. Por gjatë orëve të parë të ditës do të ketë dhe intervale të

shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave të cilat do gjenerojnë reshje të pakta kryesisht në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë më të dukshme.

Në zonat malore do të vijojnë të jenë prezente reshjet e pakta të dëborës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke

u luhatur nga 0°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Dita e martë do të sjelli në Kosovë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve. Por parashikohet që gjatë paradites herë pas here të ketë edhe intervale të shkurtra

me kthjellimenë Kosovë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli dominim të vranësirave të shpeshta dhe reshje të pakta kryesisht në forëm dëbore. Mbrëmja dhe

nata vonë sjellin reshje dëbore në të gjithë territorin, por në sasira të pakta.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në Maqedoni parashikohet të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa në mesditë dhe gjatë orëve të mbrëmjes vranësira e shumta pritet të sjellin herë pas here reshje të pakta dëbore, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore të vendit.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta të

vranësirave.

Po ashtu Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në

mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu vranësira të shpeshta do të ketë edhe në zonat Qëndrore të Ballkanit duke sjellë në zona të izoluara reshje të pakta shiu e dëbore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI