Flash

Dalin detaje të reja: Georgina nuk u njoh me Cristiano tek dyqani i Gucci-t

Lapsi.al 4 April 2023
Dalin detaje të reja: Georgina nuk u njoh me Cristiano tek dyqani i Gucci-t

Pablo Bone, ish-kolegu i Georgina Rodriguez nga dyqani Gucci, ka treguar se njohja me yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo nuk ka ndodhur brenda dyqanit.

Bonet regjistroi disa video në tiktok, ku ndau kujtimet e tij për të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georginën. Ai u shpreh se ajo ka qënë gjithmonë superiore edhe kur nuk kishte para, shkruan “Marca”.

“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte para, gjithmonë kishte këtë superioritet dhe arrogancë. Ajo aspironte për një shoqëri ku ka shumë para, pavarësisht se jetonte në një apartament të varfër, shumë të lirë. Ajo gjithmonë ka dashur të ecë përpara, të rritet dhe kur takoi Cristiano, ajo pati mundësinë të bëhej një yll.”

Bonet gjithashtu deklaroi se Georgina e kishte përshkruar në mënyrë të pasaktë prezantimin e saj me Ronaldon, duke zbuluar se dyshja janë njohur në një festë e jo brenda dyqanit siç është thënë.

“Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Jemi takuar disa herë, ajo punonte në sektorin e grave, kurse unë punoja në departamentin e burrave.

E kisha parë tashmë disa herë Cristianon në dyqan para se të takoheshin. Georgina tha se ajo u takua me Cristianon kur ai po qëndronte jashtë dyqanit Gucci me miqtë dhe djalin e tij, dhe ajo sapo doli nga dera dhe u përplas me të, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për ta parë sepse ai është një djalë shumë i gjatë. Vetëm menaxherët u shërbejnë klientëve të tillë. Ata nuk folën atë ditë, por disa javë më vonë u panë në një festë ku u njohën pak më mirë”

Të këshilluara

Gerard Pique sulmon Shakiran dhe fansat e saj

Gerard Pique ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të fansave të Shakiras për tradhëtinë e tij. Gjatë fundjavës, ish-ylli i futbollit u ul për një intervistë m...

13:00

Lewis Capaldi mendon largimin nga muzika

Koncerti i këngëtarit skocez Lewis Capaldi në Frankfurt ka nxitur shqetësim për të gjithë fansat që e shoqëruan në kryeqytetin gjerman. Artisti u prek në mes...

15:07

Lista e fituesve të CMT Music Awards 2023

Së fundmi janë publikuar fituesit të CMT Music Awards 2023. Këtë vit, Lainey Wilson kryesoi akuzën me katër nominime, duke përfshirë Performancën e Vitit dhe...

14:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI