Flash

Terrorizoi me armë pronarin e biznesit, pranga autorit në Kamëz

Lapsi.al 3 April 2023
Terrorizoi me armë pronarin e biznesit, pranga autorit në Kamëz

Një 35-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri një pronar biznesi dhe më pas i mori varësen dhe orën e dorës. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi Saimir Karoshi, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 3 orë dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme monetare dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Expensive”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në Kamëz. I morën varësen dhe orën e dorës, pronarit të një biznesi, duke e kanosur me armë zjarri, identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 3 ora dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për të realizuar vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në një servis në Bathore, Kamzë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Expensive”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Saimir Karoshi., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Q. H., 32 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. K., në bashkëpunim me shtetasin Q. H., në një biznes (pikë për shitjen e automjeteve), në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, shtetasit Xh. Sh., orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H., si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe nga shtetasi i arrestuar S. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI