Flash

Propozimi/ Punonjësve të administratës t'u ndalohet përdorimi i TikTok

Lapsi.al 3 April 2023
Propozimi/ Punonjësve të administratës t'u ndalohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi në Komisionin për Integrimin Evropian që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.

“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendje një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.

Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.

Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tria nivelet, në këshill, legjislacion..etj.

Të paktën te pajisjet e zyrtare. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, - tha Balla. 

TikTok u ndalua fillimisht nga administrata ameikane dhe më pas edhe nga Bashkimi Europian për zyrtarët në Brukesl. Dyshimet janë se aplikacioni përdoret nga qeveria kineze për të marrë të dhënat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI