Flash

Projektligji/ Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime

Lapsi.al 3 April 2023
Projektligji/ Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të

Pensionistët e pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, i cili do tu japë mundësinë pensionistëve të vetëpunësuar që të mos paguajnë më kontributet shoqërore, të cilat nuk kanë asnjë efekt në pensionin e tyre.

Ndërkohë ky përjashtim nuk do të bëhet për pensionistët e punësuar me argumentin se “Duke qenë se i punësuari kontribuon në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kontributet paguhen midis tij dhe punëdhënësit, përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat do të deformonte tregu e punës, dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal”.

Sipas draftit, punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin pensionistë, ndërkohë që përjashtimi i pensionistëve të vetëpunësuar me statusin e personit fizik në sektorin privat nuk do të përbënte një problem, përveç pakësimit të të ardhurave në degën e sigurimeve shoqërore të barrëlindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute dhe pagesa në këto dy degë të sigurimit nuk u garanton një mbrojtje të shtuar. Kjo iniciativë prek 1484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat, të cilët deri më tani kanë derdhur çdo muaj rreth 9500 lekë për efekt të sigurimeve shoqërore. Në total kjo kategori paguan 14,1 milionë lekë çdo muaj apo 169 milionë lekë në vit./ Scan Tv

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI