Flash

Nis gjyqi në Hagë, ish-drejtuesit e UÇK-së: Jemi të pafajshëm

Lapsi.al 3 April 2023
Nis gjyqi në Hagë, ish-drejtuesit e UÇK-së: Jemi të

Nis gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u pyetën nëse i kuptojnë apo jo aktakuzat e ndryshuara, për këtë ish-kupola e UÇK-së u shprehën se janë tërësisht të pafajshëm.

Fillimisht u pyet Hashim Thaçi, i cili u shpreh shkurt se është plotësisht i pafajshëm përballë akuzave të ngritura. Po ashtu të njëjtin qëndrim mbajtën edhe Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Fjala e tyre:

“E kuptoj, jam plotësisht I pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.

“E kuptoj, por gjithsesi, e shpreh pakënaqësinë time për zvarritjen 2.5 vjeçare, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht I pafajshëm”, u shpreh Kadri Veseli.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi Rexhep Selimi.

“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrë se si është përpiluar kjo akuzë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që I lexoi prokuroja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është, dhe nuk pajtohem me atë dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Tërësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.

Ndërsa, Zyra e Prokurorisë Speciale i numëroi pikat e akuzës.

“Të akuzuarit me anë të pjesëmarrjes së përbashkët, kryen, ndihmuan dhe inkurajuan. Dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e kryera ishin në prag të kryerjes ose ishin kryer nga vartësit dhe nuk morën masat për parandalimi ne atyre dhe për ndëshkimin e kryerësve të tyre. Ata kanë përgjegjësi penale për: ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim, akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit i ndëshkuar, trajtim mizor, krim lufte, torturë, krim kundër njerëzimit, torturë, vrasje e paligjshme”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI