Flash

MISTERI/ Kush është rusja që vrau blogerin e Putin me një statujë

Lapsi.al 3 April 2023
MISTERI/ Kush është rusja që vrau blogerin e Putin me një

Arrestimi i vajzës së re ruse, Darya Trepova e akuzuar për vrasjen e blogerit pro-luftës, Vladlen Tatarsky ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për vajzën e re. Mediat vendase raportojnë se 26-vjeçarja Trepova i dorëzoi Tatarskit një statujë të tij e cila besohet se ishte e mbushur me eksploziv.

Ajo shpërtheu në një lokal duke i marrë jetën mbështetësit të Putin dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. Në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme ruse, ajo pranon se ishte ajo që e çoi statujën në kafenenë ku ndodhi shpërthimi. Këto deklarata me shumë gjasa është janë marrë nën kërcënim dhe në video ajo nuk thotë se nëse e ka ditur për eksplozivin.

[caption id="" align="alignnone" width="543"]Darya Trepova: Russia releases video of suspect in cafe killing of Vladlen Tatarsky - BBC News Darya Trepova në videon e publikuar nga Rusia[/caption]

Zyrtarët rusë thonë se “akti i terrorit”, siç përshkruhet tani vrasja, ishte planifikuar dhe organizuar nga territori i Ukrainës dhe se i dyshuar është një mbështetës i Fondacionit Anti-Korrupsion që drejtohet nga lideri i opozitës ruse i burgosur Alexey Navalny.

[caption id="" align="alignnone" width="448"]Darya Trepova: Latest News, Photos and Videos on Darya Trepova - ABP Live Vladlen Tatarsky[/caption]

Por miqtë dhe familja e vajzës thonë se ajo ishte një aktiviste kundër luftës. Për të thuhet se u arrestua në një protestë në fillim të luftës dhe se pikëpamjet e saj nuk ishin radikale dhe se ajo nuk ishte e aftë të vriste. Bashkëshorti i saj Dmitry Rylov sugjeron se ajo mund të jetë mashtruar.

Çfarë dimë deri tani për Darya Trepova?

Një e njohur e saj i tha BBC-së se ajo kishte ndjekur një shkollë në qytetin e Pushkinit, pranë Shën Petersburgut duke shtuar se "nuk dukej se atëherë kishte ndonjë pikëpamje politike". Burime të tjera thonë se ajo u regjistrua më vonë në universitetin shtetëror të Shën Petersburgut, megjithëse nuk është e qartë se në cilin fakultet, dhe nuk besohet të ketë përfunduar shkollën e lartë.

Sipas një shoqeje tjetër, ajo punoi për një kohë të gjatë në një dyqan rrobash të cilësisë së mirë në qytet, por e la punën një muaj më parë për t'u transferuar në Moskë. Nuk është e qartë se sa kohë ka qenë e martuar me Rylov. Në një intervistë për kanalin telegram Agentstvo, miqtë e Trepova thanë se martesa e tyre ishte një “shaka” dhe ata në të vërtetë ishin thjesht miq.

Disa raporte thonë se dyshja u arrestuan të dy në një tubim kundër luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, në fillim të pushtimit të Ukrainës. Trepova u ndalua për 10 ditë, me sa duket për injorimin e kërkesave të policisë që turma të shpërndahej. Rylov thuhet se është anëtar i një grupi të vogël opozitar të quajtur Partia Libertariane, e cila ishte e përfshirë në demonstrata.

Vetë kjo parti tha se ai kishte emigruar jashtë vendit. Kjo parti i dha një deklaratë kanalit të Telegram “SOTA” se Trepova nuk kishte asnjë lidhje me partinë dhe se ajo dënonte vrasjen e Tatarsky. Disa raporte thonë se edhe Rylov është në kërkim gjithashtu në lidhje me vrasjen. Ai bëri një koment për SVTV News ku tha se Trepova nuk mund të kishte kryer vrasje me dëshirë.

"Unë besoj se gruaja ime është mashtruar. Po, është e vërtetë që asnjëri prej nesh nuk e mbështet luftën në Ukrainë, por ne besojmë se akte të tilla janë të palejueshme. Unë jam 100% i sigurt se ajo kurrë nuk do të kishte rënë dakord për diçka të tillë nëse do ta dinte për të" – tha ai.

Raportet thonë se hetuesit rusë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Trepova të mos e dinte se çfarë kishte brenda në statujë. Gjithashtu, mediat ruse raportojnë se gruaja e re kishte pasur korrespondencë me Tatarsky, viktimën e shpërthimit të kafenesë dhe se ajo kishte marrë pjesë në aktivitetet ku ai ishte përfshirë. /BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI