Flash

Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë, ambasada e SHBA: Duhet bërë më shumë

Lapsi.al 3 April 2023
Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë, ambasada e SHBA: Duhet

Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Në postimin e saj, Ambasada e SHBA duket se nuk është e kënaqur me punën e deritanishme në Gjykatën e Lartë, sa i përket përparimin në gjykim me dosjet e prapambetura.

“Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 vende. Sot janë 16 anëtarë me vetëm tre vende të lira. Në korrik 2020, Gjykata e Lartë kishte një grumbullim prej rreth 35,000 çështjesh. Që nga prilli 2021, projekti i reduktimit i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë ka zgjidhur 5,200 prej tyre.

Duhet bërë më shumë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor në plotësimin e vendeve vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe të mbështesë përpjekjet më të mëdha për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.”- thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI