Flash

Detaje të reja nga atentati në Shkozet/ Shpërthimi sapo zbriti gruaja me fëmijët

Lapsi.al 3 April 2023
Detaje të reja nga atentati në Shkozet/ Shpërthimi sapo zbriti

Kanë dalë detaje të reja nga atentati me eksploziv që u shënua pas mesditës së të hënës në Shkozet të Durrësit. Siç dihet një automjet shpërtheu në ecje e sipër, por fatmirësisht drejtuesi i cili ndodhej i vetëm në makinë ka shpëtuar pa lëndime.

News 24 raporton se i pari që është marrë në pyetje është pikërisht 37-vjeçari, Aldi Mustafa i cili ishte shënjestër e atentatit. Në pyetje janë marrë edhe dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar.

Sipas të njëjtave burime, shpërthimi ka ndodhur vetëm pak çaste pasi 37-vjeçari kishte lënë në banesë gruan me fëmijët. Lënda eksplozive ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit. Në vendin e ngjarjes në Shkozet kanë shkuar ekspertë të kriminalistikës.

Aldi Mustafa rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Të njëjtat burime thonë se ai njihet si mik i “Rrumit të Shijakut”. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, të akuzuar se po planifikonin një vrasje.

Banues në Durrës, ai është dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ndërsa është dënuar edhe me 10 vite burg në Gjermani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI