Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Blinken telefonon Lavrovin: Lironi gazetarin e ‘Wall Street Journal’

Lapsi.al 3 April 2023
Blinken telefonon Lavrovin: Lironi gazetarin e ‘Wall Street Journal’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar lirimin e gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal – në një telefonatë të rrallë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Lavrov tha se SHBA-ja nuk duhet ta politizojë arrestimin. Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, u arrestua të premten me akuzën për spiunazh. Wall Street Journal i ka mohuar këto akuza.

Ministria e Jashtme e ruse konfirmoi të dielën se Blinkeni dhe Lavrovi diskutuan arrestimin e gazetarit amerikan, në një telefonatë që u iniciua nga SHBA-ja. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinkeni përcolli “shqetësim të madh për ndalimin e papranueshëm të një gazetari amerikan nga Rusia”.

Lavrov u përgjigj duke përsëritur pretendimet e Rusisë se Gershkovich u kap “në flagrancë duke u përpjekur të merrte informacion të klasifikuar” dhe se çështja e tij do të trajtohet nga gjykatat ruse, thuhet në një deklaratë të MPJ-së ruse. Gjatë telefonatës, Blinkeni kërkoi gjithashtu lirimin e shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Rusi, duke përfshirë ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, i cili gjithashtu mbahet nën akuzat për spiunazh për më shumë se pesë vjet.

Gershkovich, 31 vjeç, është korrespondent i njohur në Moskë i Wall Street Journal. Gazeta humbi çdo kontakt me të të mërkurën pasdite, pas së cilës u zbulua se ai u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike. FSB pretendoi se kishte ndaluar “aktivitetet e paligjshme” dhe se gazetari ishte arrestuar “duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-së”.

Spiunazhi në Rusi mund të dënohet deri në 20 vite burgim. Arrestimi i Gershkovich është dënuar nga gazetarët në mbarë botën. Në një letër drejtuar ambasadorit rus në SHBA, Anatoli Antenov, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e quajti arrestimin e Gershkovich “të pajustifikuar dhe të padrejtë” dhe akuzoi qeverinë ruse si kundër shtypit.

Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI