Flash

Sulmohet me lëndë shpërthyese Policia e Kosovës

Lapsi.al 2 April 2023
Sulmohet me lëndë shpërthyese Policia e Kosovës

Zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan me mjet shpërthyes gjatë natës në Mitrovicë të Veriut. Siç informoi Policia, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok-bombë.

“Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve,  në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.”, u bë e ditur në komunikatë.

Prokurori i shtetit urdhëroi regjistrimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’. Ndërkohë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti.

“Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla  nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.”, sqaroi policia më tej.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI