Flash

Sam Asghari zbulon nëse është ndarë nga Britney Spears

Lapsi.al 2 April 2023
Sam Asghari zbulon nëse është ndarë nga Britney Spears

Britney Spears dhe Sam Asghari janë ende bashkë, pavarësisht se së fundmi janë parë pa unazat e tyre të martesës.

Përfaqësuesi i aktorit, Brandon Cohen ka konfirmuar se klienti i tij nuk ka probleme martesore me artisten. Publicisti i BAC Talent shton se Asghari thjesht hoqi unazën sepse po xhironte një film, duke riafirmuar atë që një burim i tha më parë Page Six.

Dyshja u martuan në një ceremoni të mbushur me artistë në shtëpinë e këngëtarit "Toxic" në Kaliforni në qershor 2022. Që atëherë,atyre i është dashur të mbyllin keqkuptimet e shumta rreth martesës së tyre. Në dhjetor 2022 Sam  mohoi se ai ka qenë ndonjëherë "kontrollues ndaj Britney. “Jo, nuk e kontrolloj ”, tha ish-trajneri personal për TMZ në atë kohë. “E dini, në të kaluarën, ka pasur shumë gjëra që kanë ndodhur, kështu që unë e kuptoj se nga vijnë fansat”. Ai shtoi, “Ata thjesht po tregohen mbrojtës. Janë fansa të mirë."

Më pas, në shkurt, aktori i "Black Monday" përsëriti se gruaja e tij është në "kontroll të plotë" të jetës së saj mes raporteve se familjarët po planifikonin një ndërhyrje për të. “Gruaja ime është në kontroll të plotë të jetës së saj. Ajo do të vazhdojë të marrë të gjitha vendimet që përfshijnë kujdesin e saj pavarësisht nga rrethanat,” deklaroi  Asghari në atë kohë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Gerard Pique, i zemëruar me Shakira-n

Pas ndarjes së tyre në vitin 2022, Shakira dhe Gerard Pique më në fund do të jetojnë në vende të ndryshme, pasi këngëtarja po zhvendoset në Miami. Ndonëse fi...

11:42

Elon Musk, personi më i ndjekur në Twitter

Elon Musk tani është personi më i popullarizuar në Twitter. Momenti historik u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness, i cili vuri në dukje se afërsisht 30 për ...

10:59

Olta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother

Olta Gixhari ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin d...

22:17

Kanye West paditet nga ish-punonjësi i Yeezy

Problemet, për Kanye West, duket se nuk mbarojnë kurrë. Pas periudhës së fundit të stuhishme, tashmë reperi do të përfshihej sërish në një proces gjyqësor të ng...

16:46

Njihuni me orën më të shtrenjtë në botë

A do të shpenzonit 20 milionë dollarë për një orë? Jacob & Co. është një emër i njohur tani për orët e tij shumë të çmuara dhe me çmime të larta. E themeluar në...

12:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI