Flash

PAMJE TE RENDA/ Makina fluturon këmbësorin tek Unaza e Re

Lapsi.al 2 April 2023
PAMJE TE RENDA/ Makina fluturon këmbësorin tek Unaza e Re

Këto janë momentet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori në zonën e Astirit në kryeqytet që ndodhi pasditen e së dielës.

Në videon e publikuar nga Klan News shihet këmbësori teksa kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një prej automjeteve.

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, teksa grupi hetimor shkoi në vendngjarje. /tvklan.al

Të këshilluara

Humb thellë Milo Gjukanoviç në Malin e Zi

Kanë dalë rezultatet paraprake të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi. Kandidati Milo Gjukanoviç, njëkohësisht President në detyrë ka marrë ...

20:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI