Flash

Britney Spears dhe Sam Asghari nxisin aludimet për ndarje

Lapsi.al 2 April 2023
Britney Spears dhe Sam Asghari nxisin aludimet për ndarje

Britney Spears dhe Sam Asghari hoqën unazat e tyre të martesës përpara se artistja të nisej për pushime pa burrin e saj.

Spears ka shijuar pak pushim dhe relaksim me miken dhe menaxheren e saj prej shumë kohësh, Cade Hudson, ndërsa Asghari ishte në Los Angeles. Unaza e këngëtares "Toxic" nuk gjendej askund teksa ajo mbërriti në aeroportin e LAX të martën në fotot e marra nga Daily Mail, të cilat e tregojnë atë duke u futur në një SUV me një arush pelushi.

Sam ndërkohë, u fotografua duke u larguar me një makinë – gjithashtu pa unazën e tij. Pavarësisht rastësisë , një burim tregoi për Page Six se aktori hoqi unazën sepse po xhironte një projekt. Vetëm muajin e kaluar, çifti ndau foto të tyre duke shkuar në Target me veshje të ngjashme për një ditë pazari. Me sa duket, gjithçka ishte mirë me martesën e tyre në atë pikë.

Të nesërmen, Spears mohoi një raport se ajo "pothuajse kishte vdekur" përpara ndërhyrjes së dështuar të familjes së saj dhe përfshiu një mesazh mbështetjeje nga Asghari, me të cilin u martua në qershor 2022. "Siç thotë më së miri i shoqi im: mos besoni gjithçka që lexoni !!! Shumë dashuri për ju”, shkroi  ajo në postimin e saj.

Edhe Sam lëshoi një deklaratë të tij duke konfirmuar se ndërhyrja, e cila ishte planifikuar për shëndetin e Spears, nuk u realizua- por ai gjithashtu nuk e mohoi se një e tillë ishte në punë.“Gruaja ime është në kontroll të plotë të jetës së saj dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha vendimet që përfshijnë kujdesin e saj pavarësisht nga rrethanat,” tha ai. “Spekulimet për shëndetin e saj janë të papërshtatshme dhe duhet të përfundojnë menjëherë.”/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Olta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother

Olta Gixhari ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin d...

22:17

Kanye West paditet nga ish-punonjësi i Yeezy

Problemet, për Kanye West, duket se nuk mbarojnë kurrë. Pas periudhës së fundit të stuhishme, tashmë reperi do të përfshihej sërish në një proces gjyqësor të ng...

16:46

Njihuni me orën më të shtrenjtë në botë

A do të shpenzonit 20 milionë dollarë për një orë? Jacob & Co. është një emër i njohur tani për orët e tij shumë të çmuara dhe me çmime të larta. E themeluar në...

12:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI