Flash

Të akuzuar për drogë dhe prostitucion, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve (Emrat)

Lapsi.al 1 April 2023
Të akuzuar për drogë dhe prostitucion, prokuroria kërkon

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Arjel dhe Oltion Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Shtetasi A.L. është arrestuar pë veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se të dy vëllezërit janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018.

Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të një apartamenti me sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë dhe një makinë, Audi 6.

Të këshilluara

Me 41 kg heroinë, kapet i riu në Tiranë

Policia e Tiranën ka vënë në pranga një 31 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit hero...

11:21

Moti për fundjavën, vranësira dhe reshje

Shqipëria Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zona...

09:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI