Flash

Moti për fundjavën, vranësira dhe reshje

Lapsi.al 1 April 2023
Moti për fundjavën, vranësira dhe reshje

Shqipëria

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ku dhe do të gjenerojnë reshje. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të theksohen në të gjithë territorin e vendit duke krijuar momente me reshje të pakta shiu. Mbrëmja dhe nata do të mbeten nën ndikimin e vransirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, pot do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jug-perëndimoreduke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës që në orët e parë të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të dominojnë vendin përgjatë të gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje të pakta.

Më të dukshme reshjet pritet të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës, ku në zona të izoluara në këto pjesë të territorit do të ketë edhe moment të shkurtra me flokë dëbore.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta përgjatë gjithë ditës së shtunë. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime në pjesën e dytë të

ditës duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat perëndimore dhe Jugore. Por pritet të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites.

Rajoni dhe Evropa

Pjesërisht Europa Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa në Alpet e Europës do të ketë reshje në formë dëbore. POR në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave do të jetë gadishulli Iberik dhe Brigje e Egjeut.

Po ashtu në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë Europa Lindore dhe Veriore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI