Flash

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve detare në Vlorë

Lapsi.al 1 April 2023
Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve detare në Vlorë

Rikthehet moti i përkeqësuar në Vlorë dhe pezullohet lundrimi detar. Kapiteneria e portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë Gjirit të Vlorës shkon me 6-7 bf, ndërsa brenda gjirit deri në 6bf.

Për kërë qëllim është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Pezullimi do të vazhdojë deri mbrëmjen e së shtunës.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31 mars - 1 prill 2023, duke filluar nga ora 10:00 datë 31 mars, në drejtimin jug-juglindje, pritet një forcë deri 6 bft me shpejtësi ere deri 15 m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7 – 8 bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 31.03-01.04.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Ggjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës orës 18 të datës 1 prill.

Të këshilluara

Me 41 kg heroinë, kapet i riu në Tiranë

Policia e Tiranën ka vënë në pranga një 31 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit hero...

11:21

Moti për fundjavën, vranësira dhe reshje

Shqipëria Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zona...

09:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI