Flash

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”

Lapsi.al 1 April 2023
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet

Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Avokatë e monitorues të këtij procesi konsiderojnë se bazuar në numrin e madh të dëshmive, të cilat synon t’i paraqesë prokuroria, ekzistojnë shqetësime se do të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm. Të njëjtit theksojnë për KosovaPress se është e nevojshme që trupi gjykues të eliminojë disa prova.

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini, thotë se kërkojnë që për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin të ketë proces të drejtë dhe efikas.

Monitoruesi i këtij procesi gjyqësor nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Aliaj tha se pas më shumë se dy vitesh prej procedurës paraprake nga e hëna do të dëgjohen fjalët hyrëse në procedurën kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Ai shtoi se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi prej një kohe të gjatë janë në paraburgim prandaj presin një proces efikas.

Aliaj tha se monitoruesit dhe gazetarët nuk do të mund t’u qasen informatave të plota në këtë proces për shkak të redaktimeve të shumta.

Ky proces gjyqësor, avokati Qerkini thotë se do të jetë i gjatë dhe për këtë duhet të intervenojë trupi gjykues.

Deri më tani në paraburgim, nën pretendimin për krime lufte në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Për të katërtit, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, ka pritje se procesi do të zgjasë.

Para fillimit të gjykimit, do të mbahen protesta me thirrje për drejtësi.

Do të ketë marsh në Prishtinë (më 2 prill) dhe protestë paqësore në Hagë të Holandës (më 3 prill).

Për Xhavit Jasharin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, ish-krerët e UÇK-së do të kthehen të pafajshëm.

Jashari u bën thirrje të gjitha partive politike që t’i bashkohen marshit për drejtësi, i cili do të mbahet nesër në sheshet e kryeqytetit.

Ish-krerët e UCK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Zyra e Prokurorisë së Specializuar pretendon se të njëjtit kanë kryer krime lufte. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedures paraprake. /KosovaPress/

Të këshilluara

Me 41 kg heroinë, kapet i riu në Tiranë

Policia e Tiranën ka vënë në pranga një 31 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit hero...

11:21

Moti për fundjavën, vranësira dhe reshje

Shqipëria Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zona...

09:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI