Flash

Rrëfimi i të riut shqiptar/ 15 muaj skllav i trafikantëve në një “shtëpi bari” në Britani

Lapsi.al 31 March 2023
Rrëfimi i të riut shqiptar/ 15 muaj skllav i trafikantëve në

Besmir Sula, një i ri shqiptar, emigrant i paligjshëm që pagoi 4 mijë paund për të kaluar në Britaninë e Madhe me gomone për të punuar në shtëpitë e barit, tregon se u mbajt nga trafikantët i mbyllur për më shumë se 15 muaj. 19-vjeçari u rekrutua nga gangsterët shqiptarë sapo mbërriti në ishull. Ai arriti të shpëtonte prej tyre vetëm kur policia ushtroi kontroll në një prej “investimeve” për kultivimin e kanabisit.

I riu shprehet se menjëherë sapo mbërriti në Britani u dërgua nga autoritetet në një qendër emigrantësh për t’u zhvendosur më pas në një nga hotelet e caktuara nga qeveria për azilkërkuesit. Ishte pikërisht aty ku ai u mor nga trafikantët shqiptarë dhe u zhvendos në shtëpitë e mbushura me kanabis në zonat rurale të Cranbrook dhe Hawkhurst në Kent.

Djaloshi më pas u “dyllos” brenda pasi kishte detyrën e rëndësishme që të kujdesej për më shumë se 500 rrënjë kanabis, një drogë shumë e përdorur nga të rinjtë britanikë, por jo vetëm. Në muajin dhjetor Sula u arrestua gjatë një operacioni policor dhe doli përpara gjykatës nën akuzat e trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike, akuza të cilat ai i mohoi gjatë gjithë kohës.

Përfaqësuesi i tij ligjor, John FitzGerald tha se adoleshenti, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penale, ishte viktimë e një grupi kriminal të organizuar që e kishte shfrytëzuar për një kohë të gjatë.

“Ai është nga një fshat shumë i vogël dhe i varfër në Shqipëri ku punonte gjithë natën në një furrë buke për 300 euro në muaj. Më pas djaloshi mori 4500 euro borxh nga një person i afërt për të udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë, ku i ishte premtuar se do të gjente jetën e shumë ëndërruar”, - tha avokati.

Fitzgerald e mbylli mbrojtjen duke thënë se Sula ishte një i ri naiv që përfaqësonte në mënyrën më të mirë viktimën e skllavërisë moderne. Nga arrestimi i tij, Sula ka qëndruar në paraburgim ndërsa avokati i tij i kërkoi gjykatës të ishte e mëshirshme. Gjyqtari Douglas Marks Moore urdhëroi që Sula të vuante dënimin në një institucion për të rinjtë dhe më pas të dëbohej për në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Fier. Një automjet me drejtues shtetasin V.V., ka përplasur një 12-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë. S...

19:35

Tërmet në Greqi

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak më parë në jug të Greqisë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë, teksa deri më tani nuk ka raportim...

19:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI