Flash

Parashikimi i motit: Ditë e ngrohtë dhe me kthjellime

Lapsi.al 31 March 2023
Parashikimi i motit: Ditë e ngrohtë dhe me kthjellime

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ato do të jenë më të dukshme në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin. Më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore. Kjo do të sjellë dallgëzim 3 ballë në brigjet detare.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI