Flash

Kovaçevski në Beograd: Ballkanin Perëndimorë e paramendoj si rajon pa kufi

Lapsi.al 31 March 2023
Kovaçevski në Beograd: Ballkanin Perëndimorë e paramendoj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në Beograd këtë të premte është shprehur se ai e mendon pa kufinj Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete.

“Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi të vetmit që mes vete kemi kufij. Do të thotë se në rast se dilni nga këtu në veri, në Horgosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, kufij nuk keni deri në Skandinavi. Ndërkohë në rast se dëshironi të shkoni në Ballkan në çdo 100 kilometra keni kufi dhe pikërisht për këtë, në rast se ka ndonjë projekt që nuk e dua, kur më vijnë nga BE-ja për financim, ajo është përparimi i kontrollit kufitar. Ne nuk na duhen kufij, unë Ballkanin Perëndimorë e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në Bashkimin Evropian…Kufijtë aktual janë burim i korrupsionit dhe asgjë tjetër”, deklaroi Kovaçevski.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI