Flash

Goditet grupi kriminal i transportit të emigrantëve të paligjshëm, 36 të arrestuar në Greqi

Lapsi.al 31 March 2023
Goditet grupi kriminal i transportit të emigrantëve të

Operacion i madh policor po zhvillohet në Athinë Selanik dhe Ili, në kuadër të luiftës kundër emigracionit të paligjshëm.

Operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e 200 forcave policore me qëllim shkatërrimin e një organizatë kriminale që trafikonte emigrantë dhe bënte dokumente false udhëtimi. Nga veprimtaria e kësaj organizate dyshohet se janë trafikuar të paktën 2200 të huaj drejt dhe nga Greqia, përmes lëshimit të mbi 2500dokumenteve legalizimi kundrejt tarifës monetare dhe përgatitja e mbi 8000 dokumenteve të rreme të udhëtimit.

Gjithashtu, organizata kriminale në fjalë kishte struktura profesionale për përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara dhe deri më tani janë gjetur 5 laboratorë me një numër të madh dokumentesh dhe mjetesh të falsifikuara për përgatitjen e tyre, ndërsa janë lokalizuar edhe 10 banesa akomoduese për të huajt në nisje.

Sipas ELAS, janë identifikuar dhe arrestuar mbi 80 të huaj kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur për të cilët janë kryer veprime përgatitore për largimin e tyre nga vendi.

Në kuadër të hetimit, janë identifikuar pikat e mbërritjes dhe nisjes në vende të tjera evropiane, ndërsa nga provat dixhitale janë identifikuar më shumë se 30 mijë matrica dixhitale për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave.

Ndërkohë vetëm së fundmi nga ky operacion është bërë i mundur arrestimi i 36 personave.

Të këshilluara

Aksident në Bilisht, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar sot në Bilisht ku një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesit i motorit. Sipas informacioneve paraprake...

10:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI