Flash

Elon Musk bëhet njeriu më i ndjekur në Twitter

Lapsi.al 31 March 2023
Elon Musk bëhet njeriu më i ndjekur në Twitter

Shefi i Twitter, Elon Musk tani ka llogarinë me më shumë ndjekës në platformën e njohur të rrjeteve sociale, duke rrëzuar nga froni ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Llogaria e biznesmenit miliarder aktualisht ndiqet nga 133.08 milionë përdorues të Twitter, krahasuar me 133.04 milionë për ish-presidentin e Shtëpisë së Bardhë.

Brenda disa muajsh nga shprehja e interesit për blerjen e Twitter, Elon Musk fitoi më shumë se 50 milionë ndjekës të rinj.

Në shkurt, faqja e internetit Platformer raportoi se Musk u kishte bërë presion zhvilluesve të Twitter për të promovuar përhapjen e mesazheve të tij në platformë. Natyrisht, dëshira e tij u realizua, pasi falë korrigjimeve të filtrit, postimet e Elon Musk u bënë virale, tha botimi.

Elon Musk dhe Barack Obama ndiqen nga pas nga këngëtari Justin Bieber (113 milionë ndjekës), Katy Perry dhe Rihanna me rreth 108 milionë ndjekës secila, sipas të dhënave nga uebsajti i specializuar Social Blade.

Twitter ka njoftuar se certifikimi blu do të hiqet më 1 prill nga përdoruesit që nuk janë regjistruar për shërbimin e ri të abonimit Twitter Blue. Në një memo të brendshme për punonjësit e platformës, Elon Musk tha javën e kaluar se vlera e vlerësuar e Twitter është 20 miliardë dollarë, gati gjysma e asaj që pagoi në tetor (44 milionë dollarë).

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI