Flash

Berisha: Kandidatët e Alibeajt “çojnë ujë tej mulliri” i Ramës

Lapsi.al 31 March 2023
Berisha: Kandidatët e Alibeajt “çojnë ujë tej

Sali Berisha ka shtuar tonin e akuzave ndaj Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës ditët e fundit. Paraditen e së premtes në konferencën e përjavshme për shtyp ai e akuzoi Alibeajn se ka fshehur historinë e të vëllait të tij.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.

Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera. Sigurisht ndikon në tërësi, të gjitha këto ndikojnë” – u shpreh Berisha.

Alibeaj u përgjigj në rrjetet sociale.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët. Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.” – u shpreh Alibeaj.

Berisha i vijoi akuzat edhe në takimin që pati pasdite në Vaun e Dejës. Aty shigjetoi kandidatin e Alibeajt dhe atë të propozuar nga Partia Socialiste për këtë bashki.

“Dua t’i them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin. Është e pafalshme në një moment historik për vendin, në një moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës, që të bëhet një patericë e atij regjimi që po shkreton Shqipërinë çdo ditë.

Ndaj dhe ftoj përsëri çdo demokrat, në Vaun e Dejës dhe kudo, të mendojnë, prapë ka kohë të mendojnë dhe votat e tyre ti bashkojnë. Të mos harrojnë kurrë se geni i kësaj partie është pluralizmi, se trashëgimia jonë është pluralizmi, se merita jonë është demokracia dhe ne erdhëm në skenën politike si parti e pluralizmit, si parti e demokracisë, si parti e lirisë së shqiptarëve, ndaj dhe ne të bashkohemi. Me 14 maj të votojmë Zef Hilën, të votojmë ndryshimin, të votojmë të ardhmen, të votojmë për Shqipërinë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Fier. Një automjet me drejtues shtetasin V.V., ka përplasur një 12-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë. S...

19:35

Tërmet në Greqi

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak më parë në jug të Greqisë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë, teksa deri më tani nuk ka raportim...

19:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI