Flash

Shkërmoqja e PD së vulës/ Çfarë e ndali dorëheqjen e Enkelejd Aliebeajt

Lapsi.al 30 March 2023
Shkërmoqja e PD së vulës/ Çfarë e ndali

Dorëheqjet e kandidatëve për kryetarë bashkish që kishin një marrëveshje me Enkelejd Alibeajn janë ftesë që ky të zgjohet nga ëndrra, që e paraqet si kryetar partie, vetëm sepse ka vulën dhe logon e saj. Këto duhet të ishin ditët plot energji të fushatës, mbushur me takime dhe mesazhe të forta për kundërshtarët, por në fakt kandidatët e Alibeajt po bien njëri pas tjetrit, të gjendur përballë paragjykimit të votuesve të opozitës, që i sheh si paterica Edi Ramës në 14 Maj.

I fundit, që njoftoi tërheqjen ishte kandidati i Krujës Sabah Sheta që pranoi se lëvizja e Alibeajt ishte një farsë politike.

“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021” u shpreh ai në një status në rrjetet sociale.

Për kandidatët që e kanë braktisur, Alibeaj ka heshtur. Në vend të tij, foli Sali Berisha që kërkoi bashkimin e demokratëve të tjerë me koalicionin që drejton.

“Falënderoj nga zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit” tha Berisha gjatë një takimi që kishte me demokratët e Krujës.

Numrin e saktë të kandidatëve që kishte bindur për të garuar në 14 Maj nuk e dinte saktë as Alibeaj. Aq më pak është i qartë ai për kandidatët që i kanë mbetur në këto momente.

Nga ata që kanë pranuar tërheqjen është Gjergji Gjata i Korcës i cili iku bashkë me 40 kandidatët për këshillin bashkiak. Genc Doci i Kurbinit u largua pasi akuzoi Alibeajn se vendosi të mos e zyrtarizojë kandidaturën e tij. Njësoj ndodhi dhe në Vorë, me Ibrahim Brukën. As Bujar Vreto për Librazhdin nuk u bë dot pjesë e garës.

Në ditën e fundit të regjistrimit për zgjedhjet lokale, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë të paqartë për numrin e kandidatëve që paraqet PD e Enkelejd Alibeajt. E sigurtë është se nuk ka më kohë për emra zëvëndësues.

"Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë proces deri tani", tha Ilirjan Celibashi.

Pavarësisht se grupi që ka mbledhur rreth vetes po zvogëlohet përditë, nuk ka asnjë shenjë se Enkelejd Alibeaj apo deputetët pranë tij të reflektojnë. Megjithatë në një intervistë për Report Tv, kandidati për Tiranën, Roland Bejko tha se ditën kur u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj kishte qenë në prag të dorëzimit. Ky moment ishte kur askush nuk e merrte përsipër kandidaturën për Tiranën.

“Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, ka rrëfyer Roland Bejko./Lapsi.al

Emrat e PD për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko

2. Mallakastër- Agron Kapllanaj

3. Patos- Pranvera Rizai

4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

5. Poliçan - Florian Qamo

6. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj

7. Kamëz - Bilbil Bajraktari

8. Dibër - Naim Gazidede

9. Dimal- Dritan Sula

10. Sarandë- Skënder Muço

11. Mirditë-Mark Ruçi

12. Vau i Dejës- Klomentina Drini

13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj

14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1. Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)

2. Krujë - Sabah Sheta (I tërhequr)

3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)

4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)

5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)

6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI