Flash

Për 2 ha tokë/ Si nisi përplasja e përgjakshme mes kushërinjve në Lushnjë

Lapsi.al 30 March 2023
Për 2 ha tokë/ Si nisi përplasja e përgjakshme mes

Gjykata e Lushnjës dënoi sot me 35 vjet burg Kastriot Hasallën i cili u akuzua për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e 3 personave të tjerë në 29 korrik 2021 në fshatin Garunjas. Shkak ishte bërë një konflikt pronësie për rreth 2 hektarë tokë të mbjellë me ullinj. Por vendimi i gjykatës duket se nuk e mbylli çështjen.

Duke u kthyer nga gjykata për në fshatin e saj, u qëllua me armë zjarri motra e Kastriotit, Bajame Senej. Ajo u plagos dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i saj, Afrim Hasalla ka treguar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Ai u shpreh se ata u zunë në pritë dhe për këtë akuzon një familjen e kushërinjve të tij, atë të Shaip Hasallës, se tentuan që t'i vrisnin motrën.

Afrimi tregoi për gazetarët e mbledhur para shtëpisë së tij, se prita iu zu pasi po ktheheshin nga gjyqi ndaj Kastriotit, i cili u dënua me 35 vjet heqje lirie. Afrim Hasalla tregoi se në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur përpara me një furgon dhe bashkë me të ka qenë edhe avokati.

"Na qëlloi Shaip Hasalla me djemtë. Urdhëroni. Para dy vjetëve na kanë qëlluar me armë, sot qëlluan prapë me armë. Më kanë plagosur motrën. Atë e di shteti që nuk kanë marrë masat. U kemi çuar fotot. Urdhëro. U zumë për punë toke. Për punë toke, Kastrioti isha dhe unë bashkë aty. Mbaruam gjyqin u nisëm për shtëpi, na bënë pritë me armë.

Nuk i pamë se ishin fshehur tek pishat. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Afrim Hasalla: Unë isha me avokatin. Nipi mbrapa ishte me motrën. U qëllua nipi, mbrapa. Dëgjuam të shtënat e armëve. I thashë avokat ore po më qëllojnë nipin më duket. Kthej kokën mbrapa, nipi me shpejtësi. Ul xhamin dhe më thotë po më qëllojnë. Iku para.

Për këtë çështje është ngjarja, për tokën. 2 hektarë tokë që kam kaq vite me një stallë që kam bërë atje dhe sot ky zotëria do të vijë ta marrë me forcë. Kastrioti u dënua për ngjarjen e 2 viteve më parë. Por Kastrioti nuk e vrau. E vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllanë dhe fëmijën e tij. Urdhëroni personin që na priti atje me armë. Këtu është Shaip Hasalla," - tha Afrim Hasalla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI