Flash

Lana Del Ray fejohet me muzikantin

Lapsi.al 30 March 2023
Lana Del Ray fejohet me muzikantin

Lana Del Rey është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker, raportoi Billboard të martën. Këngëtarja e cila javën e kaluar publikoi albumin e saj të nëntë të shumëpritur në studio e ka mbajtur të fshehtë romancën e saj me Winiker. Dyshja, të cilët thuhet se janë në lidhje prej disa muajsh, janë parë së bashku vetëm disa herë.

Lana ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa me një unazë diamanti në eventin Billboard Women in Music më 1 mars. Para romancës së saj të përfolur me Winiker, krijuesja e hitit "Summertime Sadness" ishte e lidhur në mënyrë romantike me  këngëtarin  Clayton Johnson, pasi u takuan në një aplikacion takimesh në vitin 2020.

Ish çifti  u përfol se do të fejoheshin më vonë atë vit, por në fund u ndanë dhe nuk treguan arsyen. Interesat romantike të së kaluarës së Del Rey përfshijnë kantautorin skocez Barrie-James O'Neill, me të cilin ajo u takua nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ajo më pas u takua me fotografin italian Francesco Carrozzini nga viti 2014 deri në 2015 para se të shijonte një marrëdhënie të shkurtër me reperin G-Eazy në 2017./Lapsi.al

Marrë nga: Page Six

 

 

Të këshilluara

Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023

Më pak se katër vjet pasi u bë reperi i parë miliarder, Jay-Z nuk po tregon shenja të ngadalësimit. Pasuria neto e artistit të lindur në Brooklyn tani është 2.5...

14:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI