Flash

Kurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë për vetëm 1 arsye

Lapsi.al 30 March 2023
Kurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti thotë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje. Sipas kreut të qeverisë së Kosovës ky vendim do të jetë fuqi derisa Vuçiç të thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh gjendjen, rrethanat në të cilat ndodhemi, ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja pse që më shumë se dy vjet ai nuk e bën këtë kërkesë. Jo nëse kemi parasysh personin i cili thotë ‘masakra e Reçakut është fabrikim’ dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë , unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.

Natyrisht që nuk do t’ia jap lejën, por mbase është më mirë, le ta bëjë kërkesën njëherë, sepse tash me këtë që e thash, nuk do t’ia jap lejën, nuk e bën as kërkesën. Unë nuk e kam hallin a lodhet ai”, u shpreh Kurti në Klan Kosova.

“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje” - tha ai i pyetur për atë që ndodhi në Ohër.

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit, raporton Klankosova.tv.

Duke u ndaluar te njohjet e pesëshes së BE-së, kryeministri tha se për këtë çështje, vendin tonë e ndihmojnë shumë aleatët. 

“Neve ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë dhe unë besoj se është më mirë ta ndjekim këtë rrugë indirekte sa i përket avancimit te njohja e pesëshes. Nuk është thjesht në dorën tonë, dhe nuk besoj që do të ndihmonte që pas kësaj marrëveshje ne menjëherë t’i shkruajmë atyre. Ne i drejtohemi në çdo takim që i organizojmë.

Nuk u jam drejtuar unë personalisht me letër, mirëpo këto janë edhe çështje të ndjeshme të lobimit. Nëse unë ju tregoj se kujt i kam shkruar letër javën e kaluar, unë bëj edhe dëm, sepse menjëherë Serbia i shkruan atij shteti. Unë nuk kam nevojë të tregoj publikisht se cilit shtet i shkrova së fundi. Serbia ka rrjet të ambasadave dhe të shërbimit të jashtëm shumë më të fuqishëm se ne”, deklaroi ai.

Kreu i ekzekutivit u pyet edhe për njohjet në përgjithësi, teksa u shpreh se nuk e ka përfunduar ende mandatin.

“Po flisni vazhdimisht thua se u kry mandati, edhe tash thatë gjatë mandatit. Është gjyma e parë e mandatit. Është e vërtetë që s’kemi asnjë njohje. Nuk varet krejt nga ne, ndërsa ne kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë. Më tregoni, në fushatën e dimrit 2021, kur kam thënë Punë dhe Drejtësi, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje apo liberalizim zë vizave? Jo! Ju do të më mbani përgjegjës për premtimet, jo për dëshirat tuaja”, theksoi Kurti. /Klankosova.tv

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI