Flash

Kourtney Kardashian reagon ndaj kritikave për foton në tualet

Lapsi.al 30 March 2023
Kourtney Kardashian reagon ndaj kritikave për foton në tualet

Kourtney Kardashian ka reaguar ndaj kritikëve  që e quajtën atë "të neveritshme" për shkak të pjatave me ushqim në tualetin e saj.

Themeluesja e  Poosh postoi një foto të diskutueshme në Instagram në fillim të kësaj jave, e cila shfaqte një pamje të një vaske. Vaska ishtee  rrethuar nga pjata me ushqime së bashku me shishe shampanje të vendosura në dysheme. Një pjatë me një burger gjysmë të ngrënë ishte gjithashtu e vendosur në Wc. Kardashian iu përgjigj reagimit përmes Instagram Story duke ri-postuar foton dhe duke shkruar, "komentet për këtë foto". Më pas u tha fansave se fotografia ishte vetëm një pamje nga prapaskenat e fotosesionit të saj dhe bashkëshortit Travis Barker për kompaninë e pulave me bazë bimore Daring.

Çifti kishin pozuar për fushatën reklamuese pa mish, të xhiruar nga fotografi i njohur Ellen von Unwerth, në prill 2022 – vetëm disa ditë pasi ata u martuan jozyrtarisht në Las Vegas. Ata më vonë thanë "po" në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni, e ndjekur nga një martesë më ekstravagante në Itali. Mirëpo ndjekësit e saj në Instagram shprehën neverinë e tyre për fotot. "Ushqim në dyshemenë e banjës , jo zonjë ," komentoi një kritik në postim. "Ushqimi në tualet, gjest shumë i keq ," ra dakord një person tjetër. "Ushqimi në dyshemenë e banjës më jep ankth," tha një i tretë, ndërsa një tjetër shtoi; "Kjo skenë e banjës është ajo nga e cila krijohen makthet."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Lana Del Ray fejohet me muzikantin

Lana Del Rey është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker, raportoi Billboard të martën. Këngëtarja e cila javën e kaluar publikoi albumin e...

14:59

Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023

Më pak se katër vjet pasi u bë reperi i parë miliarder, Jay-Z nuk po tregon shenja të ngadalësimit. Pasuria neto e artistit të lindur në Brooklyn tani është 2.5...

14:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI