Flash

Gjermani, dështojnë negociatat për pagat në sektorin publik

Lapsi.al 30 March 2023
Gjermani, dështojnë negociatat për pagat në sektorin publik

Negociatat për më shumë se tre ditë mbi rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik në Gjermani kanë përfunduar pa sukses.  Kreu i sindikatës ‘Verdi’, Frank Werneke, tha se “në fund, duhej të arrinim në përfundim se dallimet nuk mund të tejkaloheshin”.

Në të njëjtën mënyrë u prononcua edhe Ulrich Silberbach, kreu i shoqatës gjermane të nëpunësve civil ‘DBB’. Menjëherë më pas, ministrja federale e Brendshme dhe Komunitetit, Nancy Faeser, tha se synimi dhe dëshira e tyre ishte të arrinin një marrëveshje të mirë kolektive për mbi 2,5 milionë punonjës të qeverisë federale dhe lokale.

“Ne bëmë një rrugë të gjatë drejt akomodimit të sindikatave. Por sindikatat nuk ishin gati për marrëveshje”, tha ministrja Faeser, duke shtuar se tani do të ketë ndërmjetësim.

Gjatë periudhës së ndërmjetësimit nuk u lejuan greva.

Ministrja Faeser dhe kryenegociatorja për komunat, Karin Welge, shprehën keqardhje që sindikatat kishin deklaruar dështim të negociatave. Punëdhënësit kishin ofruar 8 për qind më shumë të ardhura dhe një minimum prej 300 euro.

Sindikatat ‘Verdi’ dhe ‘DBB’ kërkojnë 10,5 për qind më shumë të ardhura dhe të paktën 500 euro më shumë në muaj. Kjo shumë minimale ka një rëndësi të veçantë për sindikatat, pasi synohet të kompensojë punonjësit me të ardhura më të ulëta ndaj inflacionit të lartë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI