Flash

Eksperti: Policia ka zbuluar vrasësit e "Don Boskos", por nuk lidh dot provat

Lapsi.al 30 March 2023
Eksperti: Policia ka zbuluar vrasësit e "Don Boskos", por nuk

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se janë zbuluar vrasësit e Don Boskos nga Policia e Shtetit. I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se policia ka informacione dhe burime të sakta por është e vështirë që të lidhen provat, të cilat do të çojnë pas hekurave autorët që lanë të vdekur 58-vjeçaren Mimoza Paja dhe plagosën 6 të tjerë.

“Drejtori i Policisë së Shtetit për qarkun e Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë një informacion dhe ka thënë që policia ka informacione dhe burime të sakta se kush mund të qëndrojë pas kësaj por problemi dhe vështirësia e madhe qëndron si mund ta lidhem ne këtë përmes provave që ky person të shkojë dhe të përballet me organet e drejtësisë.

Policia i di të gjitha rivalitetet dhe grupet kriminale, i di lëvizjet e tyre por problemi qëndron te ata që janë në kërkim, policia e Shtetit i kërkon nga zona më të largëta të kryeqytetit ndërkohë që para disa kohës, njëri I shumëkërkuar është parë diku te e njëjta rrugë, në Don Bosko. Duhet të planifikosh, orientosh e planifikosh, ata mund të jenë kudo, në çdo moment”– tha eksperti Karamuço.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI