Flash

Akuzat për përdorimin e logos së PD, kreu i KQZ-së: Do vlerësohet ngjashmëria

Lapsi.al 30 March 2023
Akuzat për përdorimin e logos së PD, kreu i KQZ-së: Do

Kreu i KQZ-së është shprehur se Kodi Zgjedhor e ndalon që një parti politike të përdorë logon e një tjetër subjekti zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Deklarata e Ilirjan Celibashit vjen pas akuzave nga grupimi i Enkeled Alibeajt se Partia e Lirisë po përdor logon zyrtare të PD-së në takimet elektorale.

Ai u shpreh se “do të vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore”.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet të shohim rastin, Por siç e përcakton Kodi Zgjedhor simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një parti tjetër politike, apo nga një subjekt tjetër zgjedhor, Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që nuk ka të drejtën që të përdori logon apo iniciale e subjektit tjetër, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore. Subjekti tjetër ndalohet t’i përdorë”, tha Ilirjan Celibashi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI