Flash

Papa Françesku shtrohet në spital pas problemeve me frymëmarrje

Lapsi.al 30 March 2023
Papa Françesku shtrohet në spital pas problemeve me frymëmarrje

“Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjet”, thuhet në deklaratë.

Stafi i tij më i afërt, përfshirë këtu edhe sigurimin, raportohet të ketë qëndruar me të në spital gjatë orëve të para të së enjtes, sipas një burimi të BBC.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Këtë fundjavë ishte planifikuar një meshë e madhe, ndërsa festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme. Në agjendën e tij ishte planifikuar edhe një vizitë në Hungari në fund të prillit.

Të mërkurën në mëngjes, ai kryesoi grumbullim e përjavshëm të përgjithshëm në Sheshin e Shën Pjetrit. Ai dukej në gjendje të mirë shpirtërore, por u pa duke bërë grimasa teksa u ndihmua të hipte në automjetin e tij.

Vatikani fillimisht tha se Papa kishte shkuar në spital për një kontroll të paraplanifikuar, por mediat italiane hodhën dyshim mbi këtë pasi që një intervistë televizive ishte anuluar në momentet e fundit.

Pas këtij lajmi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i kërkoi publikut të bëjë një “lutje shtesë” për shërimin e Papës.

Biden, i cili është vetëm i dyti katolik romak që zgjidhet si udhëheqës i SHBA-së, e përshkroi gjithashtu Papën si një nga “figurat më të ngjashme me Krishtin që kam takuar ndonjëherë”.

Papa ka përdorur karrocë për të lëvizur gjatë muajve të fundit shkaku i disa problemeve me gjurin e tij. Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për një problem me zorrën e trashë në vitin 2021. Në janar, ai tha se problemi i ishte kthyer.

Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka mbetur aktiv dhe edhe ka udhëtuar jashtë vendit. Në shkurt, ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij në pozitë, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë në shekuj që dha dorëheqje vullnetarisht nga pozita e tij. Ai e kishte përmendur gjendjen e keqe shëndetësore si arsye për dorëheqje.

Papa Françesku ka thënë më parë se edhe ai mund të dëshirojë t’i ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet. REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI