Flash

Po punonin pa letra, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

Lapsi.al 29 March 2023
Po punonin pa letra, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

Në mëngjesin e të martës, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach të Kantonit St. Gallen. Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune.

Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, janë arrestuar nga policia e kantonit St.Gallen. Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan polizei-schweiz.ch.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit, përcjell albinfo.ch. Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar sisa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të kantonit St.Gallen.

Të këshilluara

Princ Harry sulmon pallatin mbretëror

Princ Harry nuk do të heshtë më. Duka i Sussex nuk u përmbajt në një deklaratë të dëshmitarit të paraqitur si pjesë e çështjes së tij ligjore kundër Associat...

14:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI