Flash

Kërcënimi rus, aleatët e Ukrainës po përballen me sulme te shpeshta kibernetike

Lapsi.al 29 March 2023
Kërcënimi rus, aleatët e Ukrainës po përballen me sulme

Aleatët evropianë të Ukrainës janë bërë gjithnjë e më shumë objektiv i luftës kibernetike nga Rusia.

Hakerat kanë sulmuar kryesisht vendet norditike dhe baltike, ndërsa Mali i Zi dhe Moldavia kanë qenë më të cenuarat, sipas kompanisë së sigurisë kibernetike Thales.

Zëvendëspresidenti i Thales paralajmëroi se Evropa duhet të jetë më e kujdesshme ndaj ‘sulmeve ndaj infrastrukturës kritike’.

Midis tremujorit të parë dhe të tretë të vitit 2022, përqindja e sulmeve kibernetike në Evropë të drejtuara ndaj vendeve të BE-së u rrit nga pothuajse 10% në 46.5%, ndërsa ato që synonin Ukrainën ra nga 50% në pak më pak se 29%.

“Sulmet kibernetike janë kthyer në ‘armë vendimtare në arsenalin e instrumenteve të reja të luftës’, krahas dezinformimit, manipulimit të opinionit publik, luftës ekonomike, sabotazhit dhe taktikave guerile,” thotë Thales.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI