Flash

BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit rus

Lapsi.al 29 March 2023
BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën të kërkojnë një opsion ligjor për t'ua ndaluar kompanive ruse që të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vendet e BE-së.

Propozimi i vendeve është pjesë e pozicionit të tyre negociues mbi rregullat e reja të tregut të gazit të BE-së. I njëjti nuk është përfundimtar dhe do të duhet të negociohet me Parlamentin Evropian - një proces që mund të marrë muaj.

BE-ja prej 27 vendesh është zotuar të heqë dorë nga gazi rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Importet evropiane të gazit nga Rusia janë ulur që nga pushtimi, por importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur.

Dërgesat e gazit natyror të lëngshëm rus në Evropë u rritën vitin e kaluar - në 22 miliardë metra kub, nga rreth 16 miliardë metra kub në 2021, sipas një analize të BE-së, të cilën e ka parë Reuters.

Nëse miratohet, propozimi do t'u ofrojë vendeve anëtare një rrugë për të ndaluar importet e LNG-së nga Rusia pa pasur nevojë të përdorin sanksione - të cilat politikisht janë më të vështira për t'u marrë, sepse kanë nevojë për miratim unanim nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Komisionari i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, këtë muaj u kërkoi kompanive evropiane të mos nënshkruajnë marrëveshje të reja me kompanitë rusë të LNG-së, pasi të skadojnë kontratat e tyre ekzistuese. Ministrja spanjolle e Energjisë, Teresa Ribera, bëri të njëjtën kërkesë për importuesit dhe operatorët e LNG-së në Spanjë.

Megjithatë, kërkesa të tilla nuk janë detyruese, pasi gazi rus dhe gazi i lëngshëm natyror nuk janë subjekt i sanksioneve të Bashkimit Europian. BE-ja ka vendosur sanksione për importet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës ruse./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI