Flash

Princ Harry në gjykatë për padi për privatësi kundër tabloidit

Lapsi.al 28 March 2023
Princ Harry në gjykatë për padi për privatësi

Princ Harry ishte në një gjykatë në Londër të hënën, ndërsa avokati i një grupi tabloidësh britani kërkoi të rrëzojë padinë e ngrejtur nga   princi, Elton John dhe disa personazhe të tjerë të famshëm që pretendojnë për përgjimin e telefonit dhe shkelje të tjera të privatësisë. Prania e Harryt në Gjykatën e Lartë në Londër është një shenjë e rëndësisë që ai i kushton çështjes, një prej disa padive që Duka i Sussex ka ngritur kundër mediave. Seanca pritet të zgjasë katër ditë.

Çështja pretendon se Associated Newspapers Ltd., e cila boton tituj duke përfshirë Daily Mail, kashkelur  "hyrjen në pronën private", duke u përfshirë në akte të paligjshme që përfshinin punësimin e hetuesve privatë për të investiguar shtëpitë dhe makinat dhe regjistrimin e bisedave telefonike private.

“Ata ishin viktimë e akteve të shumta të paligjshme të kryera nga i pandehuri, ose nga ata që vepronin sipas udhëzimeve të gazetave të saj, The Daily Mail dhe The Mail On Sunday”, tha avokati David Sherborne në një dokument gjyqësor. Paditës të tjerë përfshijnë bashkëshortin e John, David Furnish, dhe aktoret Liz Hurley dhe Sadie Frost, e cila ishte gjithashtu në gjykatë. Harry u ul pranë pjesës së pasme të gjykatës dhe mbajti shënime ndërsa avokatët diskutonin çështjet paraprake.

Akuzat datojnë që nga viti 1993 dhe vazhdojnë përtej 2018-ës, shtoi Sherborne. Botuesi nga ana tjetër tha se pretendimet janë shumë të vjetra për t'u ngritur tani dhe gjithashtu duhet të hidhen poshtë, sepse për shkak se ato mbështeten në informacionin që gazetat i kanë dorëzuar në konfidencialitet për një hetim të vitit 2012 për shkeljen e ligjit të medias./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Shakira, në një romancë të re dashurie

Shakira po numëron ditët derisa të nisë një jetë të re larg Barcelonës, pasi planifikon të transferohet në Miami në mes të prillit, kur fëmijët e saj do të fill...

13:46

Lista e fituesve të iHeart Radio Awards

Duke festuar artistët dhe këngët më të luajtura në stacionet iHeart Radio Awards , edicioni i 10-të i ceremonisë së çmimeve paraqiti një listë të nominuar me ar...

12:56

Kelly Clarkson i rikthehet muzikës

Kelly Clarkson zbuloi së fundmi se ajo po publikon një album të ri të titulluar Chemistry. "Është koha zyrtarisht t'ju them se unë kam punuar në këtë projekt...

16:52

Dalin fotot e Lady Gaga si "Harley Quinn"

Lady Gaga po sjell në jetë versionin e saj të Harley Quinn. Këngëtarja u pa duke filmuar skenat për vazhdimin e ardhshëm të Joker, të titulluar Joker: Folie ...

16:42

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI