Flash

Merrnin makina luksoze dhe nuk i kthenin arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim shoku

Lapsi.al 28 March 2023
Merrnin makina luksoze dhe nuk i kthenin arrestohet 22-vjeçari në

Një 22 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër. Të rinjtë dyshohet se mashtronin duke marrë mjete luksoze dhe nuk paguanin paratë. Sipas policisë, shtetasit E. Ç. dhe G. Ç. mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre.

Gjithashtu në hetim edhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen. Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, sekuestrohen 6 automjete luksoze të tipeve të ndryshme.

Përfitonin automjete luksoze, përmes mashtrimit, duke mos u dhënë pronarëve të automjeteve, paratë për to, vihet në pranga 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Në hetim edhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E. Ç., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit, rezultoi se shtetasit E. Ç. dhe G. Ç., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, për t’i shitur ato, me çmime më të larta. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasit G. Ç.

Gjithashtu, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër apelojnë për qytetarët që kanë rënë pré e mashtrimit nga këta shtetas, që të paraqiten në ambientet e Policisë, për të denoncuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Osmani bën homazhe në Izbicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, me rastin e 24-vjetorit të masakrës. Presidentja Osmani pritet të bëj...

09:30

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI