Flash

Lejonte hyrje-dalje të qytetarëve që kishin shkelur Shengenin, burg për policin e Portit të Durrësit

Lapsi.al 28 March 2023
Lejonte hyrje-dalje të qytetarëve që kishin shkelur Shengenin,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lënë në burg punonjësin Njazi Rexhepi i cili ishte me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës.

57 vjeçari akuzohet për për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Gjithashtu nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, Inspektor NJ. R., 57 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshi edhe raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve, pa ju nënshtruar regjimit doganor.

Gjithashtu, në funksion të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetatasin E. S., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, ka kryer ndërveprime korruptive me punonjësin e policisë NJ. R.

Hetimet vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Osmani bën homazhe në Izbicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, me rastin e 24-vjetorit të masakrës. Presidentja Osmani pritet të bëj...

09:30

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI